09:43 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / L K

Osmani nga Singapori: Një ndër vendet më të zhvilluara në botë, shembull për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke e zhvilluar një vizitë zyrtare në Singapor, ndërsa u shpreh e përqendruar në potencialin e partneritetin ekonomik.

Osmani ka ndarë një foto nga Singapori, ku krahas ka shkruar se është një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovës, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona. 🇽🇰 🇸🇬

Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja.

Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën!