12:41 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi


U.d.e presidentes, Vjosa Osmani, pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi

Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Në takim, Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe në lidhjet njerëzore ndërfqinjësore.

Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktorë të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin evroatlantik.

Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se  bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.