75 Mall Live Search
16:22 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / S Z

Haradinaj hyn në presidencë, fillon takimin me Vjosa Osmanin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim liderët e partive politike,  në kuadër të përpjekjeve  për të tejkaluar ngërçin politik, që ka bllokuar konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit me Albin Kurtin, Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun, Osmani tashmë është në takim dhe me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj. Takim ky i cili po zhvillohet në këto momente.  

Ky është raundi i dytë i takimeve që presidentja Osmani po zhvillon me liderët politikë pas zgjedhjeve të fundit. Ndërsa konsultimet e para ishin mbajtur në një format të përbashkët, kësaj radhe takimet po zhvillohen në mënyrë të ndarë me secilin kryetar partie.