07:24 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / MSH

Osmani pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Takimi mes tyre pritet të ndodhë në ora 12:00.

Takimi do të mbahet në kabinetin e Presidentes.

Në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee do të deklarohen për media.