13:50 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Osmani prezanton projektrezolutat që pritet të votohen në Kuvend, njëra prej tyre pas deklaratës së zv.kryeministrit Rakiq

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka prezantuar sot projektrezolutat që priten të votohen në pjesën e dytë të Kuvendit të Kosovës.

Osmani tha se propozimi i parë ka të bëjë me një rezolutë të Kuvendit, ku deputetët shprehin vullnet politik të Kuvendit të Kosovës.

“E qartësojnë se cili është qëndrimi politik i Kuvendit. Ky kuvend ka miratuar rezoluta për tema të ndryshme, përfshirë dialogun, deklarata të ministrave të Listës Serbe edhe në të kaluarën, propozoj që të hyjë në rend dite, kjo propozimrezolutë: Kuvendi i Kosovës në mbështetje të nenit 65 propozon këtë rezolutë. Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se Kushtetua e Kosovës karakteri unitar, sovraniteti shtetërore janë të pacenueshme çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është kundër sovranitetit dhe kërcënon themelet e Kosovës. Kuvend i i Kosovës rikonfirmon se të gjitha subjektet politike, qoftë ato në Qeveri apo opozitë kanë për obligim të punojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duke mos rrezikuar interesat shtetërore karshi Serbisë. Kuvendi fton Qeverinë e Kosovës që të mos lejojë asnjë anëtarë të saj të jetë i përfshirë apo angazhuar në fushatën e Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës .Kuvendi kërkon nga Qeveria të shkarkojë anëtarët e Qeverisë që bëhen pjesë e përpjekjeve të tilla.Në rast se Qeveria s’largon në afat prej një javësh, do të iniciohet mocion mosbesimi ndaj anëtarëve individualë që kanë cenuar shtetësinë e vendit”, deklaroi Osmani, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se mocionet e mosbesimit mund të iniciohen edhe ndaj ministrave individualë.

“Propozimrezoluta ka të bëjë me një deklaratë shumë specifike që s’lidhet me masat e pandemisë, por me deklarimin e Listës Serbe, kryetar i së cilës është zv.kryeministri Goran Rakiqi ku thotë se i përkrah përpjekjet politike e diplomatike të presidentit serb Vuçiq për ta kthyer sipas tyre të Kosovës dhe Metohisë, pra ka të bëjë me fushatën diplomatike kundër shtetësisë së Kosovës. Kjo propozimrezolutë ka të bëjë se si një zv.kryeministër i Kosovës i bashkohet fushatës kundër shtetit tonë. Mocionet e mosbesimit mund të iniciohet edhe ndaj ministrave individualë. Ky është propozimi për t’u futur sot në rend të ditës menjëherë pas pauzës. Kjo deklaratë apo rezolutë në fakt e Kuvendit të Kosovës për këtë kërkohet shumicë e thjeshtë. Propozimi i dytë ka të bëjë me nismën legjislative të këtij Kuvendi të Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në situatën që po kalon Kosova me vdekjet nga koronavirusi për Ligjin dhe parandalimin e pandemisë është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm. Prandaj mendoj se kjo do të jetë momenti i kësaj seance që të gjithë deputetët folën për vendosjen e interesit qytetarë mbi atë politike, do ta sfidojnë veten”, shtoi Osmani./Indeksonline/