22:47 / E Mërkurë, 23 Nëntor 2022 / AR

Osmani reagon pas arritjes së marrëveshjes për targat

Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një reagim pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targa në Bruksel.

Ajo falënderon ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.

“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkroi ajo në Twitter.