14:17 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Osmani: Rugova i shërbeu vendit deri në frymën e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, e ka quajtur atë at themeltar të shtetit të Kosovës.Osmani tha se Rugova i shërbeu Kosovës deri në frymën e fundit.

“Ai qe vërtetë i biri i Kosovës. I shërbeu deri në frymën e fundit vendit. Ja kushtoi jetën Kosovës. Ai qe mobilizues i jashtëzakonshëm i një populli të tërë mbi vlerat e lirisë. Ai nuk ngurroi ta shprehte kërkesën për lirinë e individit dhe të popullit. Duke e kërkuar atë, ai u shndërrua në model të prijësit. Presidenti Rugova do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme. Ai e solli vëmendjen e botës demokratike në Kosovë.”