16:14 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Osmani: Serbia vazhdon mohimin e krimeve në Kosovë – BE-ja po e shpërblen

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në kohën kur Kosova po kujton viktimat, Bashkimi Evropian po e shpërblen Serbinë me hapjen e kapitullit për integrim në bllok.

“Në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën si rezultat i politikave gjenocidale të shtetit serb, dhe në veçanti fëmijët e vrarë e të masakruar nga ky regjim”.

” Edhe pas më shumë se dy dekadash, shteti serb vazhdon me politikën e mohimit të këtyre krimeve, nuk shprehë keqardhje për viktimat e pafajshme dhe tenton të rishkruaj historinë edhe pse krimet serbe ndodhën para syve të të gjithë botës”.

“Përderisa ne sot kujtojmë të gjithë ata që humbëm, Bashkimi Evropian, pikërisht sot, po e shpërblen Serbinë me hapjen edhe të një kapitulli në procesin e integrimit evropian”, shkruan ajo në një postim në Facebook. /KK/