14:51 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Osmani, shpreh ngushëllime pas vdekjes së Arzana Krajës

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së regjisores kosovare, Arzana Kraja.

Osmani nëpërmjet Facebookut ka shkruar se vdekja e hershme e regjisores e ka prekur thellësisht.

“Thellësisht e prekur nga vdekja e hershme e regjisores Arzana Kraja, puna e së cilës është vlerësuar lart edhe në Kosovë edhe në botë. Ua shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Kraja si dhe miqve e kolegëve të saj nga fusha e artit”, ka shkruar Osmani.