21:09 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / S Z

Osmani takohet me karateistet kosovare: Medalistet e bronzta, janë yjet e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me grupin e vajzave karateiste të Kosovës që kanë fituar medalje të bronzta në kampionatin botëror në Budapest.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se Osmani ka thënë se triumfi në kampionatin botëror në Budapest shpërfaqë shpirtin luftarak të karateisteve tona.

“Triumfi në kampionatin botëror në Budapest shpërfaqë shpirtin luftarak të karateisteve tona. Medalistet e bronzta të Kosovës janë yjet e Kosovës, që po e rrisin shkëlqimin çdo ditë e më shumë”, thuhet në njoftimin e presidencës./Indeksonline/