21:16 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / MSH

Osmani takohet me liderë botërorë, në samitin e Frankofonisë

Në Tunizi po mbahet samiti i shteteve anëtare të Frankofonisë.

Në këtë samit është duke marrë pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka postuar fotografi me liderë të shumtë botërorë, më të cilët ka pasur bashkëbisedime.

“Bashkëbisedime të shumta me liderë botërorë gjatë ditës së parë të samitit të krerëve të shteteve anëtare të Frankofonisë, në Gjerba të Tunizisë” shkroi Osmani në Facebook.

Në fotografitë e ndara, shihet se presidentja, ndër të tjerash, është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, si dhe kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.