16:18 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Osmani takohet me zyrtarë të lartë të Holandës: I njoftoi për prioritetet e LDK-së

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa R. Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa sot është takuar me Ambasadorën e Holandës në Kosovë, Gerrie Ëillems e shoqëruar nga Zëvëndësi i i Misionit, Peter van der Bloemen dhe Zyrtarja e Lartë e Sundimit te Ligjit, Venera Ramaj, shkruan Indeksonline.

Në njoftim thuhet se Osmani ka njoftuar ambasadoren Ëillems rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e LDK-së për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë, arsimin, shëndetësinë dhe punësimin.

Ndërsa, ambasadorja Ëillems falënderoi atë për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset shtetformuese në kuadër të integrimit Evropian, për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës./Indeksonline/