15:49 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Osmani uron Armin Laschet që u bë lider i CDU-së: Besoj se do të vazhdoj rrugën e Kancelarës Merkel

U.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Tëitter ka uruar Armin Laschet që u bë lideri i ri i partisë gjermane, CDU-së.

Osmani në postimin e saj tha se beson që Laschet do të vazhdoj në rrugën e Kancelarës Merkel, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

I dërgoj urime të ngrohta Armin Laschetit që u bë lideri i ri i CDU-së. Unë besoj se Z.Laschet do të trashëgoj rrugën e Kancelarës Merkel. Unë po pres që të punoj me ju në promovimin e vlerave evropiane dhe avancimin e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani.