17:13 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / MSH

Osmani uron presidentin e ri çek: Mezi pres të punojmë së bashku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të sapozgjedhur të Çekisë, Petr Pavel.

Përmes një postimi në Twitter, e para e vendit ka thënë se mezi pret të fillojë të punojë me homologun e saj çek.

“Urime General Pavel për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Çeke.

Mezi pres të punojmë së bashku, duke u bazuar mbi marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale, dhe për ta rritur bashkëpunimin në nivele të larta.

Ju uroj suksese ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Osmani.