23:12 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Osmani: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt

Kryetartja e Kuvendit, Vjosa Osmani sonte ka marrë pjesë në një bisedë virtuale me temën “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor: Zhvillim i vazhdueshëm apo periferi e përhershme e Evropës?”, ku pjesëmarrës ishte edhe kryetari i LVV, Albin Kurti.

Kryeparlamentarja Osmani ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, tha ajo./IndeksOnline/