10:25 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

OVL e UÇK: Mbajtja në burg e Sylejman Selimit, komplot i drejtësisë ndërkombëtare

OVL e UÇK-së ka reaguar ndaj sistemit të drejtësisë ndërkombëtare, duke akuzuar se po bën padrejtësi ndaj Sylejman Selimit dhe Jahir Demaku të cilët po mbahen në burg.

Përmes një komunikate për media, OVL e UÇK-së edhe në rastin Drenica 1 dhe 2, nuk ka asnjë bazë juridike që ata të mbahen në burg, transmeton Indeksonline.

Ky është reagimi i plotë:

Për shumë vite pas luftës, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe në rastin Drenica 1 dhe 2, nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg. Sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj tyre, është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i  mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë. Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së./Indeksonline/