15:44 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

OVL e UÇK-së: Specialja ta ketë një dhomë në Kosovë, deputetët mos të tuten nga ambasadat

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka thënë se për shkak të pandemisë nuk kanë mbledhur nënshkrime, por kanë zgjedhur që të iniciojnë ndryshimin e ligjit për Tribunalin Special, përmes Grupeve Parlamentare.

“Pasi thonë se nuk mund të zhbëhet, ne kemi kërkuar plotësimin/amandamentimin e ligjit, për hetimin e të gjitha krimeve të mundura që janë kryer në Kosovë. Për të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se një nga kërkesat e OVL-UCK-së është krijimi i një dhome përfaqësuese të Tribunalit në Kosovë dhe të ketë adresë të saktë.

“Ta ketë një dhomë në Kosovë, por me adresë dhe lokacion. E jo të përdorën djemtë tanë nëpër zyre ku i kanë gjetë, e në fillim edhe nëpër xhipa e nëpër kafe”.

“Gjykata të lejojë një përfaqësues të OVL’së për monitorimin e punës së asaj dhomë në Kosovë”.

Haradinaj thotë se po kërkojnë vetëm ndryshimin e ligjit, e jo shfuqizimin e tij, andaj, sipas përfaqësuesit të OVL’së, partitë nuk duhet të frikësohen nga reagimet e ambasadorëve të huaj.

“Nëse mendojmë që ambasadat na krijojnë, pra nuk na duhet Parlament as deputetët që thirrën në vota dhe që përfaqësojnë popullin. Kemi deputetë që . Pastaj le t’i zgjedhin ambasadat deputetët vetë, por s’besoj se do ketë reagime nga ambasadat”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nëse nuk merr përkrahjen e partive në Kuvend, atëherë OVL’ja “do ta thotë fjalën e saj” e do të vazhdojë me veprime të tjera.

“Edhe në ish-Jugosllavi, ambasadorët, këto përfaqësi thonin se jemi fortë mirë në sistemin e Titos. Po t’i kishim dëgju atëherë, nuk do të ishte bërë lufta”

“Me miqtë që na kanë ndihmu me sjell lirinë, ne do të konsultohemi cdoherë”.