10:18 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

OVL e UÇK-së, kërkon zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër në lidhje me vrasjen e pastaj djegien e luftëtarit të orëve të para të luftës së UÇK-së Qerim Kelmendi.

“Vrasja e bashkëluftëtarit tonë është një lajm shumë i dhimbshëm për ne.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë, që sa më shpejt ta zbulojnë këtë krim dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Kur vriten luftëtarët e lirë në kohë paqeje e në mënyrë makabre, vritet liria.

Ngushëllime familjes dhe shokëve të tij!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline.