20:33 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

OVL UÇK reagon ndaj këshilltarit të Kurtit: Fjalët e këtij maskarai, s’dallojnë nga ato të Millosheviqit e Sheshelit

OVL e Dukagjinit, kanë dal me një reagim ndaj Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili akuzoi UÇK-në për të cilët thonë se kanë kryer krime ndaj 1000 civilëve serbë.

Në këtë reagim ata kanë kërkuar që Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe VV-ja urgjentisht duhet të distancohen nga kjo fundërrinë jugosllave.

Teksa shtojnë se si ka guxim ta vej në mëdyshje misionin e shenjtë të famëmadhes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, një kolaboracionist i tillë.

Ky është reagimi i plotë:

Familjarë të Dëshmorëve, bashkëluftetarë dhe qytetarë të nderuar Këshilltari i Albin Kurtit, tregon hapur politikën e kësaj qeverie dhe qëndrimin e saj ndaj agresorëve të cilët na mbajtën me dekada të okupuar, na vranë e masakruan; e gjithashtu tregon qasjen që ndjek ndaj çlirimitarëve.

Albin Kurti, Rexhep Selimi dhe VV-ja urgjentisht duhet të distancohen nga kjo fundërrinë jugosllave, përndryshe edhe ju do të llogariteni si të tillë dhe do të ballafaqoheni me zemërimin e popullit.

Fjalët e këtij maskarai, nuk dallojnë nga ato të Millosheviqit e Sheshelit. Si ka guxim ta vej në mëdyshje misionin e shenjtë të famëmadhes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, një kolaboracionist i tillë.

Lufta Çlirimtare ka qenë e pastër si loti. Themelet e këtij shteti janë mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit.