14:01 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ozil akuzohet se nuk po rikuperohet nga shpina pasiqë luan 5 orë ‘Fortnite’

Mesut Özil nuk merr pjesë në një ndeshje të Arsenalit që nga 5 tetori, në përplasjen e Europa League kundër Qarabag (0-3), në të cilën gjermani luajti 25 minuta.

Problemet me shpinë vazhdojnë dhe Unai Emery nuk ka qenë në gjendje të llogarisë në atë që nga ajo kohë.

“Ai është duke punuar vetëm, nuk e di nëse mund të mbështetem në të për ndeshjen kundër United”, tha spanjolli në konferencë para ndeshjës në Old Trafford.

Kthimi i tij është me rëndësi për Arsenal të cilët janë në një formë të mirë, me 20 ndeshje pa humbje.

Rimëkëmbja e tij alternon me pasionet e tij për video-lojëtra, gjë që ka shkaktuar dyshime.

Sipas portalit ‘Wasted on Fortnite’ në të cilën mund të kontrolloni kohën që secili përdorues shpenzon duke luajtur këtë lojë – dhe sipas Daily Mail, Mesut Ozil ka grumbulluar 5,221 lojëra, që i bie mesatarisht pesë orë në ditë.

Bild, në Gjermani, ka konsultuar një mjek specialist, i cili ka konfirmuar se kjo varësi mund të vonojë kthimin e lojtarëve në fushat e lojës, duke shkaktuar që problemet e tij të shpinës të përkeqësohen. /IndeksOnline/