13:32 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ozil: Do të rikthehemi shumë shpejt

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka pranuar që është i zemëruar me barazimin ndaj Watfordit (2:2).

Ozili bëri paraqitjen e parë me Arsenalin për këtë sezon.

Gjermani shkroi se në ndeshje kanë humbur dy pikë, mirëpo ka falënderuar tifozët për përkrahjen.

“Dy pikë të humbura. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, në fund rezultati ishte zhgënjyes. Do të provojmë t’i rikthejmë se shpejti. Faleminderit për përkrahjen!”, deklaroi ai.

Arsenali është në vendin e shtatë me tetë pikë të grumbulluar në pesë ndeshjet e para.