Ozil kapiten i Arsenalit për sezonin e ardhshëm
Mesut Ozil mund të bëhet kapiten i Arsenalit në sezonin e ardshëm.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i londinezve, Unai Emery, shkruan indeksonline.
“Ne jemi duke punuar së bashku duke i dhënë përgjegjësi lojtarit”, tha Emery për Ozilin.
“Unë mendoj se ai mund të marrë përgjegjësinë si një kapiten, por mos harroni Koscielny sepse ai është gjithashtu një kapiten”, tha trajneri i Arsenalit.
Ozil është pjesë e Arsenalit që nga viti 2013 ku në 142 paraqitje shënoi 27 gola. /IndeksOnline/