Ozil përplaset edhe me trajnerin e Arsenalit
Të shtunën Arsenali mori fitoren e parë të sezonit të ri të Premierligës.
Gunners mposhtën West Ham United me rezultat 3-1, shkruan indeksonline.
Një gjë që ka rënë në sy në këtë ndeshje ishte mungesa e Mesut Ozilit.
Sipas “The Guardian”, ish-mesfushori i Gjermanisë kishte një përplasje me trajnerin e Arsenalit, Unai Emery.
Ata raportojnë se Ozil nuk kishte pranuar për një pozicion ku e kishte vendosur trajneri.
Kujtojmë se Ozil kishte pëerplasje edhe në Kombëtaren e Gjermanisë ku edhe u pensionua pas shumë kritikave. /IndeksOnline/