Ozil pranë largimit nga Arsenali, agjenti i tij merr rrugën për Itali
Mesut Ozil pritet të largohet nga Arsenali, teksa agjenti i tij do të udhëtojë drejt Italisë për ta finalizuar kalimin 25 milionësh.
Mirror Football ka zbuluar se e ardhmja e Ozil në klub ishte në dyshim që moti, pasi trajneri, Unai Emery është i pakënaqur me kontributin e gjermanit në skuadër.
Dhe duket se Interi ka bërë ofertë për 30-vjeçarin, ku marrëveshja mund të finalizohet së shpejti, transmeton IndeksOnline.

The Sun raporton se agjenti i lojtarit, së bashku me vëllaun e Ozil, Mutlu, do të udhëtojë në Itali këtë javë për ta kompletuar marrëveshjen me Ozil.
Ozil është përfituesi më i madh tek Arsenali, duke pasur një pagë javore prej 350 mijë funtesh, teksa ai së fundmi refuzoi uljen e pagës.
Spekulimet për të ardhmen e tij filluan që prej kur ai është lënë në stol në ndeshjen ndaj Bournemouth, ku Emery kërkonte më shumë lojtarë fizik./IndeksOnline/