14:13 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ozil thyen rekordin 20-vjeçar në Premier League

Mesut Ozil u lavdërua shumë pas paraqitjes impresive mbrëmë për Arsenalin kundër Leicesterit – teksa theu edhe një rekord 20-vjeçar në Premier League.

Ozil barazoi mbrëmë rezultatihn në 1-1 pas golit të Ben Chilwell për ”Dhelprat” në ”Emirates Stadium”.

Ai luajti rol krucial në rikthimin e rezultatit, duke marrë pjesë në aksionet e ndërtuara te dy golat e radhës së Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton IndeksOnline.

Me golin e djeshëm, Ozil kaloi Jurgen Klinsmann dhe Uwe Roster në listën e golashënuesve më të mirë gjerman në Premier League – me 30 gola.

Jurgen Klinsmann celebrates after scoring

Përndryshe, Klinsmann dhe Rosler kanë nga 29 gola të shënuar në kampionatin elitar anglez.

Në këtë listë është edhe Lukas Podolski, ish-anëtari i Arsenalit, që numëron plot 19 gola gjatë kohës sa luante tek Arsenali. 19 golat e tij erdhën pas 60 paraqitjeve në Premier League./IndeksOnline/

Arsenal's Lucas Podolski celebrates after scoring the fourth goal against Galatasaray