13:10 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pa make-up dhe pa filter, kështu duken femrat e famshme “ujë e sapun”

Krem pudër, lapës për sytë, shkëlqim për buzët, e shumë e shumë produkte të tjera përdorin femrat për të arritur që të kenë një fytyrë perfekte.

Por gjatë kësaj periudhe të gjatë karantine si pasojë e Covid-19, duket se vajzat kanë qëndruar pak larg makijazhit.

Madje edhe personazhet e famshme të ekranit kanë postuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, fotografi ku shfaqen pa pikë grimi.

“Bright Side” ka publikuar 15 foto të femrave të famshme që nuk e kanë patur problem që me fansat e tyre të ndanin foto ku shfaqeshin “ujë e sapun” dhe pa asnjë filter.tch