23:02 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

“Pa ty” e Dafinës dhe Cricket arrin 20 milionë klikime për një muaj

Super hiti “Pa ty” nga Dafina Zeqiri dhe Cricket ka arritur rreth 20 milion klikime në Youtube.

Kënga e remixuar është publikuar në muajin qershor dhe për një muaj ka arritur rekord klikimesh.

Kjo këngë përveç numrit të madh të klikimeve, është shndërruar në një super hit dhe po dëgjohet kudo në lokale dhe diskoteka, shkruan arbresh.info.

Muzika e kësaj kënge është bërë nga Cricket, teksti dhe melodia nga Endrit Mumajesi (MUMA).

Ndryshe, Dafina Zeqiri ka arritur rekord klikimesh edhe me këngën e saj solo “Duro”, e cila ka për mesazh luftën e depresionit, në një kohë të pandemisë kur qytetarët po përballen me izolime e përkeqësim të gjendjes emocionale e ekonomike.