12:45 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Pa u larguar edhe kamioni i fundit serb që ka emblemën e Asociacionit, S’TËRHIQET Njësia Speciale e Policisë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nuk e ka ndërmend të largohet pa u larguar edhe kamioni i fundit serb.

Kamioni i fundit serb, që ka emblemën e Asociacionit të Komunave Serbe ende është duke qëndruar në Jarinje, raporton Indeksonline.

Dhjetëra protestues serb kanë dal para kamionit. Ky është kamioni i fundit që është afër pikës kufitare në Jarinje.

Protestuesit kanë bërë thirrje “Serbia, Serbia”.

Njësia Speciale ka thënë se nuk do të largohen pa u larguar edhe kamioni i fundit serb./Indeksonline/