10:28 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Pa Van Dijk, Liverpooli, do ta kishte të vështirë të hynte në top katërshe”

Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Redknapp, beson se Liverpooli do ta ketë të vështirë të hyjë në top katërshe nëse nuk do ta kishte qendërmbrojtësin, Virgil van Dijk.

Redknapp beson që këtë rëndësi e ka edhe qendërmbrojtësi, Aymeric Laporte te Manchester City.

Ai gjithashtu ka thënë se “Redsat” janë favoritë për ta fituar Premier Ligën.

Liverpool është favorit. Nëse Van Dijk nuk do ishte në Liverpool, klubi do ta kishte të vështirë për të hyrë në top katërshe. E vendos në ekip, je në vendin e dytë me 97 pikë dhe arrin të fitosh Ligën e Kampionëve. Këtë ndryshim e ka edhe Laporte te City”, deklaroi ai.

Liverpooli për momentin është në vendin e parë në tabelë pasi ka fituar të gjitha ndeshjet dhe është pesë pikë larg Manchester Cityt. /IndeksOnline/