23:43 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / Blerim

Pas vrasjeve të fundit në trojet shqiptare, Getinjo: Gjuaj në ajër, jo në njerëz

Reperi Getinjo ka publikuar një imazh në Instagram, ku shihet se është me një armë në dorë.

Por, këtë fotografi, reperi e ka publikuar me pretekstin që të jap një mesazh të mirë, e jo të tregohet ‘gangster’, shkruan Indeksonline.

Të paktën kështu la përshtypje shkrimi që ia vuri fotos.

“Gjuj ma mire n’ajer eh hiqe mllefin se sa ne njerez” janë fjalët e tij.

Siç duket, mesazhi i Getinjos vjen pas vrasjeve të shpeshta që po ndodhin, kudo në trojet shqiptare./Indeksonline/