20:22 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pacientët me koronavirus kanë 8 herë të ngjarë të pësojnë goditje sesa ata me grip

Pacientët me koronavirus kanë tetë herë më shumë të ngjarë të preken nga një goditje në krahasim me pacientët me grip, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit nga Weill Cornell Medicine në Neë York City zbuluan se 1.6 përqind e atyre me COVID-19,  kanë pësuar një goditje në tru.

Ndërsa vetëm 0.2 përqind e pacientëve me grip kanë patur një goditje të shkaktuar nga bllokimi në tru.

Asnjë nga pacientët e gripit që pësuan një goditje nuk vdiq, por nëntë nga pacientët me koronavirus vdiqën.

Ekspertët kanë studiuar rrezikun e goditjeve ishemike, të cilat ndodhin kur qarkullimi i gjakut bllokohet në tru.

Ato janë më të vështira për tu trajtuar dhe më vdekjeprurëse sesa goditjet hemoragjike, gjë që ndodh kur një enë e dobësuar në tru prishet dhe rrjedh gjak në organ.

Rreth 87 përqind e të gjitha goditjeve janë goditje iskemike, sipas Shoqatës Amerikane të Goditjeve.

Në studimin e botuar në JAMA Neurology, ekipi studioi 1.916 pacientë nga reparti i urgjencës ose të shtruar në spital me COVID-19 që nga 4 marsi 2020, deri në 2 maj të vitit 2020.

Rezultatet treguan se 31 pacientë me koronavirus ose 1.6 përqind  pësuan një goditje në tru.

Një e treta e pacientëve me koronavirus që pësuan një goditje në tru ishin raste të rënda dhe të vendosur në ventilator.