00:52 / E Mërkurë, 08 Prill 2020

Pacienti pozitiv me koronavirus nga Ujmiri, jeton në Prishtinë

19 raste të reja janë konfirmuar me COVID19 në Kosovë, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 184.

Ndërsa bëhet e ditur se tashmë edhe një pacient i prekur nga ky virus ka vdekur, duke shkuar në 5 numri i viktimave, ndërsa kemi 6 pacientë të shëruar, shkruan Indeksonline.

Në mesin e rasteve që kanë rezultuar pozitiv, është edhe një person nga fshati Ujmir i komunës së Klinës.

Por, përmes një postimi të bërë në Facebook, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hekuran Sejdiu ka thënë se i njëjti person nuk jeton në Klinë.

Ky është postimi i tij:

Falë Zotit ,KLINA ka situatë Epidemiologjike stabile

Pacienti pozitiv nga UJMIRI jeton në Prishtinë por lutemi ta kalon sa më shpejtë .

“Kjo pa dyshim është meritë e kulturës së KLINASVE , të cilët po tregohen maksimalisht të pergjegjëshem dhe të kujdesëshem, karshi masava parandaluese kunder Covid 19”


Në kordinim më QKMF-në ,Policinë dhe IKSHP jemi duke planifikuar veprimet tona dhe duke lokalizuar riskun eventual.

Ju lutemi qëndroni në shtëpi