10:40 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pacolli asesi ta harrojë dorështrëngimin me Trumpin, poston fotografi të re

Momentin ‘spontan’ të shtrëngimit të dorës me presidentin amerikan Donald Trump, zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli vazhdon ta publikoi në rrjete sociale.

Pavarësisht pamjeve dhe kritikave të shumta të cilat ai i quan ‘dashakeqëse’ Pacolli vazhdon të mburret me një veprim të tillë.

Ai së fundmi vjen edhe me një fotografi të re edhe pse të ‘turbullt’ ku shihet duke ia zgjatur dorën Trumpit, shkruan Indeksonline.

Duket që Pacolli është ende impresionuar dhe ngazëllyer që arriti t’ia shtrëngojë dorën presidentit të SHBA-ve.

Madje ai ishte shprehur se ishte habitur se si Trump nuk e kishte harruar atë./Indeksonline/