20:29 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pacolli-Daçiqit: Përpjekje kot, shtetet nuk i tërheqin njohjet

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pasur një porosi për homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiq.

Kryediplomati kosovar në një intervistë për RTK-në e ka këshilluar atë serb që të mos përpiqet kot ngase shtetet e botës nuk tërheqin njohjet që ia kanë bërë Kosovës.

“Përpjekje të tilla do të dështojnë si me Liberinë, si me Burundin, si me Guinea Bisaun”, ka thënë Pacolli.