14:44 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Do të jemi fitues mbi 50%, por Veseli shpreson që jo

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fitore Pacolli është përfshirë në debatin që e nxiti deputeti, Liburn Aliu, ndaj një shkrimi të gazetarit, Besnik Krasniqi, rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah këto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojmë punën e pavarur te medias, e siç e tha edhe Liburni, mund te jete tërësisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit përputhen me atë qe parashikon gazetaria e burimeve anonime.

Ne e dimë qe do te jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson qe jo. Pra, Veseli beson qe VV-ne nuk mundet me e ndale, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50% dhe mundet me u be ai pastaj kryeministër”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/