17:31 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Pacolli e çon në qiell Vjosa Osmanin, e quan rugoviste dhe eksperte të së drejtës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka lavdëruar kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Ai thotë se i kanë pëlqyer idetë e saj, për zgjidhjen e krizës politike.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë. Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqsonte dhe do ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore, etj.

Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë.