10:28 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pacolli flet për takimin e sotëm me krerët e sigurisë

Ka filluar një takim mes zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me krerët e sigurisë së vendit.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet Pacolli, i cili ka thënë se takimi do të mbahet nga ora 10:30.

“Do të takohemi nga ora 10:30 për të diskutuar për situatën në trafik”, ka thënë shkurt Pacolli.

Kujtojmë se numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë është shtuar dukshëm muajve të fundit. Vetëm në këto 24 orët e fundit, janë regjistruar 79 aksidente komunikacioni, katër prej tyre me fatalitet.

Indeksonline ka raportuar mbrëmë për takimin që sot Pacolli do të zhvilloj me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin dhe u.d. drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexhën.