11:41 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Gjatë ditës pritet me u bë mirë

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se demarkacioni do të kaloj. Pacolli është shprehur se seanca do të vazhdoj më vonë dhe do të ketë debat për demarkacionin.

“Është shty për pak, do të vazhdoj sigurisht. Do të këtë debat dhe ne sot kemi delegacion të Brukselit nuk e di a do të mund të vazhdoj kur është vizita këtu, por sigurisht ne do të punojmë dhe unë e di se sot apo pak më vonë demarkacioni do të kaloj. Dhe nëse do të kaloj, këto ditë kemi me fitu të drejtën dikur kah vjeshta edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza” ka thënë Pacolli.

I pyetur se a i kanë votat, ai është shprehur se votat janë dhe demarkacioni do të kaloj.

“Nuk kisha thënë që nuk janë votat, votat janë. Do të votojnë deputetët e Kuvendit. Edhe Lista Serbe do të votoj, jam i bindur, do të gjejmë zgjidhje” është shprehur Pacolli./Indeksonline/