15:58 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pacolli i ashpër: FIFA të reagojë për abuzimin që Rusia bëri me flamurin e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet pacolli ka reaguar ndaj ndalesës që iu bë flamurit të Kosovës në stadiumet e Rusisë. Këta të fundit, e kishin krahasuar flamurin e Kosovës me atë të grupit terrorist ISIS.

Ministri Pacolli përmes një shkrimi ka sqaruar se Kosova është pjesë e Federatës së FIFA-s dhe kërkon nga këta të fundit që të reagojnë ndaj ndalesës që Rusia ia bëri Kosovës.

Pacolli ka thënë se politika duhet të qëndrojë jashtë sportit.

“I indinjuar nga veprimet e Rusisë për të ndaluar përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë Kampionatit për Kupën e Botës. Kosova është anëtare e FIFA’s dhe i bëj thirrje që të reagojnë ndaj abuzimit që Rusia i ka bërë anëtares së FIFA’s. Politika duhet të qëndrojë jashtë sportit!”, ka thënë Pacolli.