12:44 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Ia thashë në sy Daçiqit, betejën e ke të humbur

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli thotë se ia ka thënë në sy Ivica Daçiqit që mos të shpenzojë energji për lobimin e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Betejen e ke të humbur, thotë Pacolli t’i ketë thënë Daçiqit.

Ky takim ka ndodhur në Sarajevë.

“E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambisë, Adama Barroë, ishte pëgjigja më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daqiqit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministrit të jashtëm serb i thash në sy në Sarajevë mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe huti./Indeksonline/