13:40 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Pacolli ia thotë në sy drejtorit të MPJ-së: Punove kundër meje!

Behgjet Pacolli ka dhënë një mori kritikash në drejtim të drejtorit të përgjithshëm, Albert Prenkaj. Këto akuza ish-krye-diplomati i bëri gjatë dorëzim-pranimit për ministrin e ri, Glauk Konjufca.

Sipas Pacollit, drejtori në fjalë kishte apeluar diplomatët kosovarë nëpër botë që t’i bojkotonin urdhrat e numrit një të MPJ-së.

“Momentin kur është hequr Ramush Haradinaj. Ai atë natë më ka thënë se duhet të shkoja në shtëpi. Unë i kam kthyr letër dhe i kam thënë se nuk është e drejtë. Unë shpresoj shumë që në të ardhmen ky raport me pjesën tjetër të ministrisë do të jetë më i mirë”, është shprehur Pacolli, shkruan Indeksonline

Po ashtu, ish-ministri, tani deputet i AKR-së, theksoi se drejtori Prenkaj kishte bërë shkrime nëpër ambasada që të mos përfillet urdhri i ministrit të Jashtëm.

Ndryshe, Pacolli i tregoi Konjufcës se Kosova në rrafshin rajonal dhe evropian ka qenë gjithmonë e barabartë me shtetet e tjera.

“Në asnjë takim nuk ka munguar respekti për Kosovën”, ka thënë ai. /Indeksonline/