22:47 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Pacolli kujton datën që ende ia lëkund trupin

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka përkujtuar ditën kur para gjashtë viteve është liruar piloti James Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se ende iu lëkundet trupi nga ajo ditë, transmeton Indeksonline.

“Edhe pse shumë angazhime në punë, unë kam një memorie të jashtzakonshëm kur është në pyetje ditët dhe datat. Sot janë bërë 6 vite nga lirimi i pilotit James Berisha. Trupi ende më lëkundet nga ajo ditë. Shpresoj dhe besoj që Jamesi është mirë me shëndet. Për fat të keq atë nuk e kam parë dhe as takuar më (Pas festës që bëri në shtëpinë e tij, tre ditë pas lirimit). Për mua ka rëndësi të jetë ai mirë, për të tjerat, shëndosh me qenë…”, ka shkruar Pacolli./Indeksonline/