18:53 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / AR

Pacolli kujton takimin e fundit me presidentin e Çadit, me të ishte edhe Thaçi!

Presidenti i Çadit, Idriss Deby, u vra në fundjavë, gjatë përleshjeve të forcave qeveritare me rebelët, njoftoi ushtria e këtij vendi.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se ai ishte një mik i Kosovës.

Pacolli kujtoi edhe takimin e fundit me të, teksa tha se i pranishëm ishte edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Presidenti i Çadit, Idriss Déby që vdiç nga plagët që mori nga përplasjet me rebelët në vijën e frontit në veri të vendit, ishte 68 vjeç dhe ishte një mik i imi dhe i Kosovës. Ai njohu Kosovën menjëherë pas një takimi që patëm në kryeqytetin N’Djamena. Herën e fundit e takuam, së bashku me Presidentin Thaqi në Erivan të Armenisë. Zoti e mëshiroftë të ndjerin dhe ngushëllime familjës dhe popullit të Çadit!”, shkroi Pacolli./Indeksonline/

May be an image of 3 people, people sitting and indoor