13:01 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Pacolli: Kur zbres në Aeroportin e Prishtinës, shoh një ndryshim të madh nga viti i kaluar

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se këtë vit është një ndryshim i madh në Aeroportin e Prishtinës.

Ai vë në theks rolin e diasporës, në aspektin financiar, por edhe prezencën e bashkëatdhetarëve, që sipas tij luan rol të madh.

Ky është postimi i plotë:

Kur zbres në aeroportin e Prishtinës, shoh një ndryshim të madh nga viti i kaluar. Shumë avionë mungojnë dhe aeroporti është pothuajse bosh. Fakti që diaspora jonë është e rëndësishme financiarisht nuk diskutohet, por prezenca e bashkëatdhëtarëve tonë luan një rol më të madh se kaq. Unë them se Kosova pa diasporë është si një orë pa bateri.