12:18 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Pacolli merr letër nga ministrja Abe për hapjen e Ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm

Zv/kryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka thënë se hapja e ambasadës japoneze në Prishtinë, është lajmi jashtëzakonshëm.

Pacolli ka bërë të ditur se ka pranuar sot urime nga ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, ku është theksuar rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës.

Pacoli tha se ministrja Abe ka afirmuar diskutimin që është bërë më parë, për hapjen e Ambasadës  së Japonisë në Kosovës vitin që vjen, transmeton Indeksonline.

Zv/kryeministri kosovar shtoi se Japonia ka qenë dhe mbetet ërkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik dhe se do t’i jemi mirënjohës përjetësisht këtij vendi.

Postimi i plotë:

Hapja e ambasadës japoneze në Prishtinë, lajm i jashtëzakonshëm

Gjithmonë i lumtur kur pranoj letra që ri-theksojnë përkrahjen e fuqishme të vendeve nga të katër anët e botës.

Sot pranova urimet më të përzemërta nga znj. Toshiko Abe, Ministre Shtetërore e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës.

Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë çfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Japonia ka qenë dhe mbetët përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t’i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.