19:41 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pacolli: Mirënjohës ndaj Zvicrës për miratimin e Marrëveshjes për Sigurimet Sociale me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i lumtur që një vit pas vizitës së tij në Zvicër dhe takimit me homologun, Ignazio Cassis sot Këshillit Federal ka miratuar Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën.

Tutje Pacolli tha se marrëveshja e miratuar mundëson pagesën jashtë vendit të pensioneve për qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe kanë punuar në Zvicër.

Postimi i plotë:

I lumtur qe një vit që nga vizita ime në Zvicër dhe takimi me Ministrin e Jashtëm Ignazio Cassis, sot Këshilli Federal Zviceran ka miratuar Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën. I jam mirënjohës Ministrit të Jashtëm Cassis për premtimit e mbajtur dhe mbështetjen e plotë për këtë çështje të rëndësishme për qytetaret tanë. Marrëveshja e miratuar mundëson pagesën jashtë vendit të pensioneve për qytetarët e Kosovës qe jetojnë dhe kanë punuar në Zvicër. Urime!