11:10 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pacolli mirëpret vendimin për heqjen e reciprocitetit: Kosova të punojë me aleatët

Kryetari i partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas tij, heqja e vendimit për reciprocitet është një hap në drejtimin e duhur.

“Kosova duhet të punojë me aleatët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, për të rifilluar dialogun me njohjen e ndërsjellë si qëllimin kryesor midis Kosovës dhe Serbisë. AKR do të mbështesë këtë proces dhe do të luajë një rol konstruktiv”.

“Është koha që të mbyllim kapitullin e fundit me Serbinë dhe hapim rrugën që vendi ynë të marrë rrugën e integrimit në NATO, BE dhe Kombet e Bashkuara. Ne gjithmonë kemi pasur sukses dhe kemi dal fitues si në 1999 dhe 2008 kur ishim me miqtë tanë amerikanë dhe evropianë dhe këtë herë do të kemi sukses prapë kur jemi në anën e drejtë”.

“Kosova e pavarur, sovrane e integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare është rruga jonë përpara”.