11:18 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Pacolli në Berlin, nis takimi mes dy kryediplomatëve

Ka filluar takimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

Pas këtij takimi pritet që ministrat të mbajnë edhe një konferencë për media në orën 11:30.

Indeksonline është duke përcjellë nga afër takimin përderisa ditë më parë është raportuar se krahas temave bilaterale, në këtë takim do të flitet edhe për temat aktuale të Ballkanit Perëndimor.

Maas dhe Pacolli do të bisedojnë ndër të tjera edhe për nevojën “e pranisë edhe më të madhe të ekonomisë dhe investimeve gjermane në Kosovë, njohjen reciproke e patentave të shoferëve mes shtetasve të Gjermanisë dhe Kosovës, përkrahjen edhe të mëtejshme të diplomacisë së Gjermanisë në njohjet e shtetit të Kosovës.

Pacolli arriti ditën e djeshme në Berlin ku edhe u prit me nderime shtetërore./Indeksonline/