18:43 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Pacolli: Ne e respektojmë Serbinë…

Behgjet Pacolli ka folur në mediat serbe duke thënë i inkurajuar ata për të pranuar Pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvëndëskryeministri i Kosovës ka thënë se Ballkani ka nevojë për stabilitet dhe se Serbia mund të luaj rol konstruktiv.

“Serbia është një faktor shumë i rëndësishëm për ne. Ne e respektojmë Serbinë. Për ne ka rëndësi të madhe sepse janë faktorë të rëndësishëm në Ballkan. Për fat të keq në shekullin e kaluar ishte një faktor shkatërrimi dhe gjakderdhje. Por,  ne besojme se në një të ardhme të afërt do të kemi fqinjësi të mirë si dy shtete të pavarura” ka thënë Pacolli.