17:58 / E Hënë, 11 Janar 2021 / Blerim

Pacolli për vendimin e KQZ-së për Diasporën: Çkapja e shtetit nis me 14 shkurt, prandaj vendosin kritere antikushtetuese!

Edhe deputetja Fitore Pacolli, përmes një statusi në FB i ka reaguar KQZ për vendimin e fundit që ka marrë për votuesit në Diasporë.

Pacolli thotë ndër të tjera se ky është shteti i kapur, por që çkapja nis me 14 shkurt.

Ky është postimi i plotë i saj:

Vendimi i KQZ për mërgatën është heqje e së drejtës së votës. Të drejtën që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës po ua mohon KQZ përmes procedurave jo kushtetuese e të paligjshme.

E drejta e votës nuk mund t’i mohohet askujt vetëm se nuk e kanë hapur telefonin.

Ky është shteti i kapur. Çkapja fillon me 14 shkurt e këtë e kanë të vështirë ta pranojnë prandaj vendosin kritere antikushtetuese.

Mërgata nuk ndalet.